Bjordi dhe Luizi duket se janë miqësuar me njëri-tjetrin. Së fundmi Bjordi e ka pyetur Luizin rreth humbjes së të atit.
Këngëtari ka treguar se ai është ndarë nga jeta dy vite më parë, natën e Krishtlindjeve, por fatmirësisht ka ikur pa vuajtje.
“U nda nga jeta para dy vitesh, natën e Krishtlindjeve. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më pati marrë në telefon katër orë para dhe më tha po të uroj Krishtlindjet se mrapa ka ngarkesë valësh. Ik se nuk quhet i thashë”, ka rrëfyer Luizi.