Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në total 48 miliardë lekë, ose 4,5 miliardë lekë apo 45 milonë euro më shumë krahasuar me 10-mujorin e vitit paraardhës.

Kjo shifër është realizuar përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit, me rreth 2,4 miliardë lekë, ndërsa edhe sasia e konsumuar në vend ka qenë 31,608 ton më shumë se 10 mujori i vitit të kaluar.

Mediat e pushtetit thonë se qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj kanë arritur nivelin rekord të konsumit të karburantit përgjatë këtij vitit, me një sasi totale në 568.8 mijë ton, më e larta në të paktën 8 vitet e fundit, por e vërteta është se kemi të bëjmë me njq rritje të deklarimit, pra ka rënë disi kontrabanda e naftës. 

Mbani mend anijen e famshme Queen Majeed?!

Turp e faqje e zezë, oligarkët e përhershëm fusin anije nga Libia dhe gjetkë me naftë kontrabandë, policia kap fakirin nga Përrenjasi me 150 litra, si tentoi Shefqet Kastrati me anijen “Queen Majeed”