Zbardhet dëshmia e nxënësit 16-vjeçar, i cili goditi me karrige mësuesen e tij, ngjarje e ndodhur ditën e mërkurë në një gjimnaz në Lezhë.
Në dëshmi, ai ka thënë se mësuesja i ka përmendur babanë e ndjerë, dhe shtoi se reagimi i tij ishte i nxituar.
16-vjeçari ka thënë se nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi mësuesja i përmendi babanë e ndjerë, i cili kishte humbur jetën 3 vite më parë.
Në këtë moment, nisur nga një gjendje e rënduar psikologjike, ka reaguar, por pa kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur. I gjithë veprimi, sipas tij, ka qenë i nxituar dhe nuk ka dashur të bëjë një gjë të tillë.
Ka qenë një reagim i momentit, nuk ka pasur konflikte me mësuesen. Ka pasur edhe mungesa për të cilën në fakt ishte bërë shkak i debatit në klasë.
Vetë mësuesja ka deklaruar në polici se 16-vjeçari ishte në bangën e fundit të klasës dhe ka qenë duke bërë një bisedë me shokun e tij të bangës.
Në atë moment, ajo i ka çuar zërin dhe duke i bërtitur, duke i kujtuar 16-vjeçarit se e kishte kaluar një vit më parë. Ajo kishte bërë një betim, kishte përmendur edhe të vdekurit që nuk do ta kalonte nxënësin. Më pas ka pasur një debat dhe ka ardhur reagimi i 16-vjeçarit.