
Një atmosferë e zjarrtë paraqitet në sheshin “Skënderbej” ku po mbahet koncerti për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka elektrizuar Tiranën me këngët e saj më të dëgjuara dhe më të dashura nga publiku.
Ajo ka “ngritur në peshë” zemrat e shqiptarëve, teksa bëri me duar simbolin e shqiponjës.
Ndërkohë, koncerti po vijon ende të ndiqet nga mijëra qytetarë, të cilët po festojnë së bashku me Duan këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë.