Armela Hasaj, motra e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt në Shkodër ka dhënë dëshmi tronditëse mbi raportin me Ramazan Matajn.
Ajo rrëfen shantazhet,presionet dhe dhunën psikologjike që ka pësuar nga viktima Ramazan Mataj.
Pjesë e rrëfimit
“E kam parë në rrjetet sociale. Kaq kam marrë vesh. Nuk kisha asnjë dyshim kush mund të ishin autorët e kësaj vrasje.
Me të jam njohur në rrjetet sociale, në vitin 2018. Të them të drejtën nuk e kam njohur personalisht më përpara. Në rrjete sociale jam njohur me të.
Më shkroi në rrjetet sociale. I ktheva përgjigje. Më tha se ishte person i të njëjtit vend. Ai filloi bisedën. Aty ishte gabimi im që vazhdova bisedën me atë person.
Atë kohë sapo isha martuar. Pas disa kohëve i thashë që do shkëputesha nga ai, sepse ishim nga i njëjti vend. Pastaj ai nuk u shkëput, filloi kërcënimet.
Ishin disa foto të miat që ai i kishte. Disa që ja kisha dërgjuar dhe disa që i kishte bërë ai. Jam munduar t’i shmangem. Ai nuk dinte të hiqte dorë nga unë. Nuk e di çfarë kërkonte. Nga ish-burri i parë jam ndarë nga ai. Dilja natën, bëja shumë gjeste. Isha e detyruar të dilja, përndryshe më kërcënonte. Më thoshte se do vinte në shtëpi e do më vriste me çfarë kisha. Më kërkonte të prostituoja”.
“Nuk dilja përjashta, sepse kisha frikë. Dilja ose me mamin, ose me dikë tjetër, sepse mendoja se do më dilte para. Pasi u martova prapë, më vinte te shtëpia e burrit të dytë. Unë rrija brenda, sepse kisha frikë.
Të gjithë e kishin marrë vesh. Më pas ai gjeti kontakte me ish-kunatën time. I dërgoi fotot. I ka shkuar babit te shtëpia dhe ai më erdhi e më tha se çfarë ishin këto gjëra.
Thoja më mirë ta mbaj vetë atë barrë sesa t’ja shtoj familjes por ndodhi si ndodhi. Kam katër vite pa shkuar në fshat, nuk e dija çfarë ndodhte. Ka kërcënuar edhe motrat e tjera, mi niste bisedat. Më thoshte ma bëj këtë motrën, i thoja ke punë me mua jo me familjen. Më ka nisur foto me armë te dera e shtëpisë sime. Detyrohesha të kthehesha prap. Të gjitha provat i kam në telefonin që më ka marrë ai prej dore. Nuk ia kam nisur askujt, më vinte turp. Jetoj vetëm me vajzën.
Çdo gjëje u dal unë përballë, jo familja ime. Familjes sime i kërkoj shumë falje për këtë gjë që kam bvërë. Dua ti shoh mirë dhe ti shoh dhe njëherë të lirë. Unë jam shkaktare për këtë gjë. Vajzën time nuk e kanë takuar, vetëm kur ka qenë shumë e vogël. /gazetajone