Më datë 28 maj, Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen Ilir dhe Emanuela. Një suprizë për gruan e tij të dashur, një dasmë tradicionale shqiptare me të ftuar special, balerinë të njohur, miq dashamirës nga Shqipëria dhe Italia.
E si një dasmë me detaje shumë tradicionale nuk mund të mungonin dhe veshjet e tilla. Me anë të një postimi të bërë para disa minutash nga balerini në llogarinë e tij në Instagram, teksa gjatë festës ishte veshur me kostumet tona tradicionale së bashku me Emanuelën, ai ka vendosur ndjekësit e tij para një ‘zgjedhjeje’, kujt i shkojnë më shumë?
Detaje të mëtejshme lidhur me detajet e dasmës, listën e të ftuarve, planet e ardhshme në karrierë, na i dhanë vetë pjesëtarët e familjes Shaqiri për herë të parë së bashku në një intervistë ekskluzive për ‘Wake Up’.
Iliri dhe Emanuela kanë një vajzë që quhet Emily, e cila ka trashëguar talentin e babait. Ajo i është përkushtuar baletit, por merret edhe me aktrim.