Sipas ndërkombëtarëve marrëveshja për emigrantët Itali-Shqipëri ka dështuar. Mediat zvicerane shkruajnë se qeveria italiane, tashmë po përpiqet të shpëtojë projektin që u shpenzuan miliona euro. NZZ risqaron e dhe njëherë se emigrantët do të dërgohen në Shëngjin, ku do të japin informacionet e tyre personale, si emri, origjina dhe gjendja e tyre shëndetësore, më pas ata do të dërgohen në kampin e Gjadrit, ku do të presin deri sa autoritetet italiane të shqyrtojnë kërkesat e tyre për azil.

Italia është vendi i parë në Bashkimin Evropian që po teston këtë model, që refugjatët të strehohen në një shtet tejtër jo-anëtar i BE-së. Nëse kërkesa atyre për azil do të miratohet, ata do të dërgohen sërish në Itali, nëse do të refuzohet ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Dështimi i parë i projektit pilot

Megjithatë, eksperimenti nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Javën e kaluar, për herë të parë, 16 emigrantë që u kapën në Mesdhe u transportuan me anijen “Libra” të Marinës italiane dhe u dërguan në Shëngjin. Katër prej tyre u kthyen në Itali pasi ishin të mitur ose kishin probleme të theksuara shëndetësore. Pak më vonë, një gjykatë në Romë e shpalli të papranueshëm transferimin e 12 emigrantëve të mbetur në qendrën e azilit jashtë BE-së.

Sepse sipas ligjit aktual, vetëm emigrantët nga të ashtuquajturat vende të treta të sigurta mund të mbahen në qendrën shqiptare të azilit. Për njerëzit me pak perspektivë për azil, ligji i BE-së parashikon një procedurë të përshpejtuar kufitare që i lejon ata të ndalohen. Pritet që këto raste të zgjidhen shpejt dhe kthimet të organizohen shpejt. Megjithatë, për të gjithë emigrantët e tjerë nuk ka asnjë bazë ligjore për t’i mbajtur ata në kushte të ngjashme me burgun.

Qendra e azilit në veri të Shqipërisë është një kamp i mbyllur. Asnjë migrant nuk mund të hyjë apo të dalë lirisht nga qendra. Ligji italian zbatohet në ambiente dhe objekti operohet nga personeli italian. Autoritetet shqiptare janë përgjegjëse vetëm për mbikëqyrjen e jashtme të qendrave.

Media zvicerane: Pse dështoi marrëveshja Itali-Shqipëri për

PAMJE SATELITORE NGA KAMPI I GJADRIT

Në rastin e javës së kaluar, një gjykatë italiane refuzoi të klasifikonte 12 vendet e mbetura të origjinës së emigrantëve, Egjiptin dhe Bangladeshin, si vende të treta të sigurta. Ndryshe nga Italia, BE i vlerëson këto vende si “jo të sigurta”. Dhe ligji evropian ka përparësi. Prandaj, gjykata vendosi që dymbëdhjetë emigrantët duhet të kalojnë një procedurë të rregullt azili në Itali.

Të shtunën pasdite, 12 emigrantët u sollën në Itali me një anije të Rojes Bregdetare italiane, ku tashmë do të merret një vendim përfundimtar për kërkesat e tyre për azil. Për sa kohë që këto procedura vazhdojnë, refugjatët do të qëndrojnë në Itali, pikërisht atë që kryeministrja Meloni donte të parandalonte kur nënshkroi marrëveshjen e azilit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Romë në nëntor 2023.

Pengesat për kampet

Kursi i ri në politikën e migracionit po rezulton të jetë shumë më i vështirë sesa pritej. Edhe data fillestare e hapjes në fund të majit u shty megjithëse rreth 5000 metra katrorë ishin në dispozicion për qendrën e azilit në vendin e ish-bazës ushtarake në Gjadër.

Imazhet satelitore tregojnë se aktivitetet e para të ndërtimit filluan vetëm në fund të marsit 2024. Hapja u vonua disa herë për shkak të vështirësive teknike dhe organizative. Pas një vonese prej pesë muajsh, qendra më në fund hyri në funksion në tetor.

Plani fillestar ishte të akomodonte deri në 36,000 persona në vit në qendrën e azilit në Shqipëri. Por qendra në Gjadër aktualisht është sërish bosh. Por, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se do të krijojë një ligj me përputhje me rregullat e BE-së në mënyrë që të sjellë emigrantët sa më shpejtë në Gjadër.