Shkatërrimi i konsullatës iraniane në Siri që solli vdekjen e dhjetra zyrtarëve dhe gjeneralëve të lartë iranianë rrezikon të eksalojë në një luftë të madhe në rajon.
Kështu raportojnë disa media në Lindjen e Mesme, sipas të cilave, shërbimi inteligjent amerikan CIA ka paralajmëruar Izraelin që të presë kundërpërgjigjen luftarake të Iranit brenda 48 orëve.
Më herët, zyrtarët e lartë në Iran reaguan ndaj sulmit duke deklaruar se vendi i tyre ka tashmë çdo të drejtë t’i kundërpërgjigjet sulmit të Izraelit ndaj konsullatës së tyre.
Irani thuhet se po planifikon një sulm të kombinuar me një “shi” dronësh dhe raketa të lëshuara nga nga bazat e saj drejt lokacioneve strategjike brenda Izraelit, sipas “Al Mayadeen”.