
Mësohet se mes personave të shoqëruar është dhe Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër.
Shoqërimi i tyre është kryer gjatë kontrolleve në banesa.
Ndërsa Behar Bajri eshte një tjetër emër që është mes 15 persona vepër të cilët është lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK.
Ky i fundit është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.