
Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” marrëdhëniet e saj me vjehrrën. Ajo tha se nëna e bashkëshortit nuk e ka pritur mirë angazhimin e saj me Berishën.
“Ka qenë pjesë e Aleancës Kuqezi bashkë me Kreshnik Spahiun. Kur ai u largua, ajo mori drejtimin e partisë. Kur jam përfshirë në fushatën e 25 prillit nuk tha ndonjë gjë të madhe. E kishte problemin me rikthimin tim me doktor Berishën. E ka shprehur, megjithatë unë dhe im shoq i kemi thënë stop. E kam parë që ato debate nuk sillnin gjë produktive. Kemi rënë dakord të mos flasim për politikë.”, u shpreh Garo.