Një modele e “OnlyFans”, e cila u bë e famshme në internet pasi pranoi pamjen e saj natyrale, ka folur për bullizmin që ka përjetuar në shkollën e mesme. Fenella Fox, nga Worcester, ka zbuluar se ka pasur një moment aq të rëndë sa ka menduar edhe vetëvrasjen.
Për “Daily Star” 28-vjeçarja është shprehur: “Kur isha e re, gjoksi im i madh nënkuptonte se isha mbi-seksualizuar. Djemtë më tërhiqnin fundin lart, më ulnin pantallonat dhe më lidhnin pas mureve, pemëve dhe karrigeve. Mora emrin e të qenit kurvë, por unë thjesht isha duke u sulmuar e ngacmuar vazhdimisht”.
E teksa tani e ka pranuar veten ashtu siç është, e reja është në krye të listave në mbarë botën dhe të ardhurat e saj janë rreth 12 mijë deri në 13 mijë paund në muaj.
“Ishte shumë e vështirë të përballesha kur isha më e re, por e ktheva përvojën negative në pozitive kur u bëra pjesë e faqes për të rritur, “OnlyFans””, tha 28-vjeçarja.
Kjo e fundit ka shtuar se në atë kohë, ishte duke përjetuar kërcënime të përditshme dhe njerëzit përhapnin vazhdimisht thashetheme për të.
Fenella ka treguar se kur kalonte pranë personave që e ngacmonin edhe e gjuanin me gurë. Gjërat u bënë edhe më keq kur ajo u rrah nga një grup pas shkollës, të cilët e hodhën vezë dhe e tërhoqën përtokë nga flokët e saj.
“Vajzat ishin shumë xheloze për mua dhe gjithë vëmendjen që do të merrja nga djemtë në shkollë. Unë iu luta prindërve të mi që të më transferonin në një shkollë tjetër dhe ata e bënë”, ka rrëfyer e reja.
Ndërkohë ajo ka nisur që të jetë pjesë e industrisë për të rritur në moshën 18-vjeçare. Ajo iu bashkua “OnlyFans” 10 vjet më parë, por nuk pati shumë fat, kështu që u bashkua përsëri në shkurt të vitit 2020 dhe pati sukses të menjëhershëm.
Fenella ka fituar mbi 400,000 paund në faqen për të rritur që nga shkurti i vitit 2020 kur hapi faqen e saj aktuale dhe beson se mund të bëjë 1 milion paund.