Kjo javë do të ndikohet nga dy ngjarje të rëndësishme astrologjike: prapavija e Mërkurit në shenjën e Binjakëve dhe hyrja e Jupiterit në shenjën e Dashit. Astrologia Meri Shehu shprehet në “Rudina” në Tv Klan se do të jetë një javë interesante, por disa shenja do të gjenden në vështirësi.
Meri Shehu: Planetët janë tërësisht të lirë sepse nuk kanë asnjë lidhje me njër-tjetrin. Mërkuri do të kthehet në të kundërt në datën 11 në shenjën e Binjakëve dhe do të ndikojë te Binjakët, Peshqit, Virgjëresha dhe Shigjetari duke iu ndryshuar jetën. Jupiteri hyn në Dash dhe iu jep më shumë fat e energji Dashit, Peshores, Bricjapit e Gaforres. Do të jetë një javë interesante.
Dashi – 4 yje
Do marrin energji të mirë nga Jupiteri dhe fati i ndihmon me paranë e dashurinë, si dhe nga Afërdita që ndodhet në shenjën e tyre. Të kenë kujdes në komunikim me njerëzit e afërt. Mërkuri i kundërt shpreh një komunikim të ngatërruar, pengesa dhe mesazhe jo të mira për ta.
Demi – 1 yll
Janë në një nga momentet më të vështira për ta. Jupiteri hyn në Dash, do bëhen pak të mbyllur e paranojakë në planet e projektet e tyre. Shëndeti e puna duhen parë me kujdes. Çështjet ekonomike do vijnë në regres dhe duhet ta mendojnë mirë këtë javë. Është vera më e pasigurt për ta.
Binjakët – 3 yje
Jupiteri iu jep një jetë sociale shumë të mirë, por Mërkuri i kundërt do i ngatërrojë me veten. Do japin mesazhe të gabuara e nuk do munden të jenë të sinqertë. Do ketë ndërlikime në jetë ndaj kujdes me vendimet që do marrin.
Gaforrja – 4 yje
Jupiteri dhe Afërdita në shenjën e Dashit do t’i ngrejë në karrierë e famë, do bëjnë gjëra të rëndësishme dhe do kenë para. Por Mërkuri i kundërt në Binjak për disa Gaforre të lindura në 10-ditëshin e parë mund të rezultojë i keq, me prapaskena dhe probleme me punën e pushtetin. Pavarësisht se çfarë jep Jupiteri në kauzën e madhe, kauzat e vogla i komplikojnë gjërat.
Luani – 5 yje
Jupiteri në Dash iu jep sharm, energji, hapen portat e parave për ta. Të kenë kujdes nga Mërkuri i kundërt në shoqëri e dashuri sepse rikthehen disa persona nga e kaluara dhe ndërlikojnë jetën e tyre. Do merren me persona të së shkuarës ku mund të ngecin.
Virgjëresha – 2 yje
Mërkuri, planeti i tyre kthehet i kundërt në Binjak dhe tregon lidhjet me punën, shtetin, marrëveshjet, kontratat ku duhet të jenë të kujdesshëm. Mund të surprizohen në disa rrëmuja e pengesa dhe duhet t’i shtyjnë pak me kokë këto keqkuptime. Jupiteri në Dash sjell ekonomi, para të papara ose biznes me të tjerët.
Peshorja – 1 yll
Jupiteri përballë tyre do i bëjë ta marrin në konsideratë fjalën e të tjerëve, ofertën por vjen dikush më egoist dhe i vendosur se ata e ia përmbledh disi duke i futur në jetën e tyre. Bashkëpunime të mira, oferta, martesa e fejesa do jenë në horizont.
Akrepi – 2 yje
Kujdes nga Mërkuri i kundërt se fillon një proces ekonomik i ndërlikuar: do marrin para, do futen në marrëveshje të reja, do iu rikthehen punë nga e kaluara por do kenë disi pengesa ose paqartësi. Do lodhen shumë nga puna për shkak të intensitetit që sjell Jupiteri në Dash. Të kenë kujdes edhe me shëndetin.
Shigjetari – 4 yje
Jupiteri iu jep famë, energji pozitive e sportivitet siç e duan jetën që iu pëlqen të luajnë e përkëdhelen, sidomos me Luanët. Mërkuri i kundërt sjell probleme në çift e bashkëpunime të rëndësishme ndaj të kenë kujdes ata të lindur në 10-ditëshin e parë.
Bricjapi – 2 yje
Mbarësi në familje por jeta e përditshme mund të kthehet në rrëmujë të vërtetë. Çdo plan mund t’iu kthehet mbrapsht, do marrin lajme konfuze dhe do kenë një rrëmujë komunikimi e pengesash në jetën e përditshme.
Ujori – 4 yje
Hapen rrugët e komunikmit, rrugë të reja mesazhesh, Jupiteri në Dash iu jep flakën që i mungon dhe do bëhen më guximtarë, do çajnë përpara. Do kenë lajme shumë të mira në lidhje me çështjet erotike dhe do qartësojnë ndjenjat e paqarta për të stimuluar një jetë më të mirë romantike.
Peshqit – 3 yje
Do marrin indirekt energjinë e Jupiterit në Dash dhe do ndiejnë një boshllëk, por do merren me çështje ekonomike. Mërkuri i kundërt sjell probleme familjare ndaj të kenë kujdes me shtëpitë, ndërtimet, rregullimet e marrëdhëniet.