Pas më shumë se një viti në kërkim Stela Gugallja është ndaluar në Austri.
SPAK është duke kryer procedurën e ekstradimit të Gugalljes nga Austria në Shqipëri ku duhet të përballet me akuzat që janë ngritur kundër saj për dosjen e inceneratorëve.
Prokuroria e Posaçme ka nisur dokumentacionin përmes ministrisë së Drejtësisë për të kryer sa më shpejt procedurën e ekstradimit.
Megjithatë pritet që të shihet nëse e ndaluara do të bëjë ndonjë lëvizje për të kërkuar azil me qëllim bllokimin e ekstradimit. Për momentin nuk ka një kërkesë të tillë.
Në kërkim vijojnë që të mbeten Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.