Aktorja dhe blogerja Dea Mishel ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale, ku këta të fundit nuk i kanë kursyer pyetjet rreth jetës private.
Një prej tyre e ka pyetur nëse është beqare, pyetje të cilës Dea i është përgjigjur me “Po”. Kështu ajo ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare.
Dea nuk është treguar kurrë e rezervuar rreth jetës private. Ajo e publikonte shpesh ish-partnerin në rrjetet sociale dhe dyshja kishin një kohë goxha të gjatë me njëri-tjetrin.