SPAK-u ka njoftuar sot se me vendim gjykate i ka sekuetsruar disa pasuri shtetasit Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Bëhet fjalë për apartamente, garazhe, makina luksose, Rolex.
Sipas njoftimit të SPAK-ut, është sekuestruar dhe automjeti “Audi A8” e ish-të dashurës së tij, Kejvina Kthella.
Pasuria e sekuestruara
Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me ngjyrë gri të tipit “Audi A8”, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
Automjeti me targë “Audi A8”, regjistruar në emër të R. Rraja.
Një orë dore Roleks.
Shuma prej 2750 eurosh.