Tur Koçeku që zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku është bërë protagonist në një sherr masiv të ndodhur në një lokal nate në Palasë , “Sin”, ndërsa raportohet se pjesë e tij aktive ka qenë edhe Fatmir Bejo .
Ajo që duhet të ishte një natë argëtimi për grupin e të rinjve këtë fund gushti, u kthye në një pikëpyetje të madhe për jetën e Koçekut, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital pasi ka pësuar dëme të mëdha në kokë.
Por rrugëtimi i Koçekut me dy emra, i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në të biznesit, ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë të tjerë personazhë që jo pak herë janë lakuar si ndërtimin e kullave në kryeqytet, ashtu edhe për të tjera ‘bëma’.
Bëhet fjalë për vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, kunetërit e një tjetër biznesmenit të njohur.
Dy vëllezërit Shtufi zotërojnë ndër të tjera kompaninë ‘Nova Construction 2012’ që do të ndërtojë kullën “Mali i Tiranës”
I lindur në Bulqizë, Turi Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që datojnë nga viti 2014.
Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.
Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.
I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jodhe aq të vogël.
Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kË dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kËh/vit.
G.A.V Invest është një tjetër kompaninën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.
Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.
Tashmë Koçeku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në kërkim janë shpallur dy personat e identifikuar si Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi.
Mediat raportuan se pjesëmarrës në sherr ka qenë dhe Fatmir Bejo një person i shpallur në kërkim më herët për një plagosje që ka kryer në Komunën e Parisit,ngjarje ku mbeti i lënduar Mirel Ishka tek lokal “De Capo”. /Gazeta Jonë