Gazetari i njohur Bledi Mane në një intervistë televizive, ka rikujtuar kohën kur ai ishte duke vuajtur dënimin e tij në burgun 313, pasi ishte dënuar për pasaporta false.
Teksa ka ndarë kujtimet e tij të bukura dhe të trishta, gjatë vuajtjes së dënimit mes lotësh gazetari i njohur u shpreh se prindërit e tij vinin kokulur në dyert e burgut 313 edhe gjithmonë iknin më të krusur se kurrë.