PD do ta vendosë në vend të sigurt në listë kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Konfirmimi ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, i cili ka shtuar se, pavarësisht se ndodhet në qelitë e paraburgimit, Meta do të ketë një vend të sigurt në listat e demokratëve.

Ndërkohë që primaret e PD duken një premtim i parealizuar. Për këtë, zoti Noka tha mbrëmë në një intervistë televizive se afatet kohore po ngushtohen dhe primaret gjithsesi janë një proces disi i vështirë për t’u realizuar në një forcë politike që, tre vitet e fundit, ka kaluar jo pak përplasje brenda saj.

“Bashkimi ka dhënë rezultatin e vet, ka krijuar frymën dhe besimin, por ka individë që akoma brenda përbrenda nesh, mëritë dhe inatet nuk i harrojnë kaq lehtë,” – deklaroi sekretari i përgjithshëm i PD.