Pasi u shpreh i sigurt se do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,tha se do t’ia lirojë postin kreut të PD, Sali Berishës nëse, “ata nuk bëjnë këtë lojë me doktorin”.
Meta ka shtuar se nëse Berisha do të jetë kryeministër, vetë do të jetë zv/kryeministërdhe ministër i Brendshëm.Ai tha se nuk do të rrinte më Kryetar Parlamenti dhe jashtë qeverisë.
“Doktorit ia liroj, doktori është doktori, janë 10 vende bosh dhe e përshëndes, por ata mund të bëjnë këtë lojën me doktorin dhe do detyrohem të bëhem vetë kryeministër.
Por po u bë doktori kryeministër do jem zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Nuk rri më Kryetar Parlamenti dhe jashtë qeverisë, në mënyrë që ministrat që do të jenë atje t’i bëjnë politikat sipas qejfit dhe t’i mbajë kostot partia e lirisë dhe Ilir Meta siç ka ndodhur herët e kaluara”, tha Meta.