Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba ka prezantuar partneren e tij, këngëtaren, Albulena Ukaj.
Dyshja zhvilluan intervistën e tyre të parë si çifti më i ri i showbizit shqiptar, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.
Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qenë pasi ai i publikoi në Instagram këngën e saj të re. Albulena tregon se pas kësaj ata filluan të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim.
“Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.
“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi ajo.
Pas pretendimeve se ka pasur tradhëti midis çiftit, ata thanë se nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë përveç disa mosmarrëveshjeve.
E pyetur nëse e pengon pjesëmarrja e Mevlanit në Përputhen, Albulena tha se nuk i intereson e shkuara e tij. “E kam ndjekur Mevlanin në Përputhen. Gjithmonë kam parë gjëra pozitive tek Mevlani” tha ajo.
I akuzuar se kjo lidhje është bërë për marketing, Mevlani e kundërshtoi duke thënë se kështu ndodh kur je një person publik, ndërsa tha se lidhja e tyre ka kohë por e bëri publike në këtë moment pasi ndjekësit e tyre e meritojnë një shpjegim.
Albulena tregon se ajo i ka takuar prindërit e Mevlanit ndërsa ai akoma prindërit e saj. Çifti zbuloi se puthja e parë është shkëmbyer në Tiranë.