Ministri i brendshëm Ervin Hoxha ka raportuar para deputetëve në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku vetë pranoi se ishte i pakënaqur me punën e policisë së shtetit.

Hoxha tha se pavarësisht numrit të vrasjeve në muajin Gusht, ka pasur dhe një rritje të ngjarjeve që janë zbardhur. Sa i takon garës për drejtuesin e ri të policisë së shtetit, Ministri tha se deri tani janë skualifikuar nga gara 4 prej 15 kandidatëve, dhe se brenda javës do të jetë gati emri për kryepolicin.

4 kandidatët e skualifikuar janë: Sami Rasha, Shemsi Premçi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini. Ky i fundit është një person i shpallur në kërkim nga policia.