Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dha një konferencë shtypi në Moskë për atë që po ndodh tashmë në Rusi dhe Ukrainë. Ai thotë se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, është një luftë e tretë botërore.
Lavrov vijoi duke thënë se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”. Megjithatë ai shtoi se ky opsion, është vetëm në mendimet e politikanëve perëndimorë dhe jo në mendjen e popullit rus.
”Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë” tha Lavrov.