Aurora do të festonte ditëlindjen e saj të 14-të në nëntor, por fatkeqësisht ëndrrat e saj u prenë në mes. Më 25 tetor 2024, në policinë e Bolonjës (Itali) u raportua se e mitura ishte hedhur nga ballkoni i ndërtesës ku jetonte.
Ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen e saj, por gjithë komunitetin.
13-vjeçarja shqiptare jetonte me të ëmën dhe motrën në Piacenza. Siç këto të fundit e përshkruajnë, ajo nuk kishte shfaqur kurrë asnjë shenjë depresioni, përkundrazi kishte kaq shumë plane për të ardhmen.
Ai që fillimisht u mendua si akt vetëvrasjeje, doli krejt diçka tjetër. Një 15-vjeçar, po me origjinë shqiptare, është vënë në prangat e policisë i dyshuar si autor i vrasjes.