FOTO/ Misteri me policin që arrestoi djalin e Samir Manes , aktivistja e krahason me vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe Egli Progës

Aktivistja Rezarta Çaushaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë ku një oficer i Policisë Rrugore, Azbi Spahiu, dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga pallati.

Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane , Martin Mane sherr me policët te Parlamenti

Në postimin e saj në Facebook, Çaushaj shprehet se fillimisht e kishte konsideruar si të pavërtetë si të pavërtetë lajmin se polici në fjalë ishte ai që arrestoi Martin Manen, djalin e Samir Manes, por më pas, bazuar në burime të besueshme, konfirmoi se ngjarja ishte reale.

Sipas saj, incidenti me djalin e biznesmenit filloi kur Martin Mane, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, shkaktoi aksident dhe tentoi të largohej nga vendngjarja. Ai u ndalua nga policia, refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit, por më pas rezultoi i dehur dhe u arrestua.

Bie nga pallati 11 katësh polici që arrestoi 28-vjeçarin Martin Mane , djalin e biznesmenit Samir Mane

Megjithatë, sipas saj, për shkak të statusit të tij si djali i një prej njerëzve më të pasur në vend, procedurat hetimore morën një kthesë tjetër. Aktet e eksperimentimit u deklaruan të pavërteta, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) hapi hetim ndaj oficerit të qarkullimit dhe e pezulloi atë nga detyra.

Aktualisht, oficeri Azbi Spahiu ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës.

FOTO/ Misteri me policin që arrestoi djalin e Samir Manes, aktivistja e krahason me vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe Egli Progës
FOTO/ Misteri me policin që arrestoi djalin e Samir Manes , aktivistja e krahason me vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe Egli Progës

Çaushaj e krahason këtë rast me ngjarje të tjera të rënda, si vrasja e Klodian Rashës dhe Egli Progës, duke nënvizuar se raste të tilla tregojnë për probleme serioze në sistemin e drejtësisë dhe trajtimin e pabarabartë të qytetarëve./gazetajonë