Policia e Tiranës, vijon të jetë ende në udhëkryq për sa i përket hetimeve që po kryen lidhur për vrasjen e ndërtuesit, Eduard Reçit në Tiranë.
Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, policia nuk ka një pistë hetimi mbi shkaqet që mund të kenë çuar në vrasjen e ndërtuesit, Reçi.
Policë e prokurorë, kanë krijuar një rezyme të përgjithshme rreth konflikteve që mund të ketë pasur Eduard Reçi me banorët e zonës ku banonte apo mosmarëveshjet që mund të ketë pasur me klintë të kompanisë “ALGM” që viktima zotëronte.
Por njëherësh, policia vijon të jetë ende e paqartë për sa i përket llojit të armës që është përdorur në këtë vrasje, vendit prej nga është qëlluar dhe emrit të personit që ka qëlluar.
“…një vrasje mjaft e sofistikuar…”-tha për “Ora News” një oficer i grupit të hetimit, të cilët veç nxjerjes së kalibrit të plumbit 5.55 mmm, nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë detaj të ri për këtë vrasje.
Dyshimet janë krijuar se autori ka qëlluar nga ambjentet e brendshme të një apartamenti aty afër që mund të jetë marë me qëra ditore “B and B” dhe më pas është larguar ose ka qëndruar brenda në ambjent për tu larguar një ose dy ditë më pas.
Në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Eduard Reçi, 17 vite më parë u ekzekutua me pistoletë me silenciator biznesmeni i një bingoje, Agim Reçi, vëllai i Luftar Reçit, bashkëpuntorit të SPAK në dosjen e bujshme të Emiliano Shullazit, Plaurent Dervishaj, Viktor Imeraj etj.
Për shkak të kësaj rastësie policia dhe prokuroria e Tiranës, ka kryer verifikime pas dyshimeve se dy ngjarjet mund të jenë të lidhur dhe me pendesën e Luftar Reçit, por rezultoi se viktima nuk kishte asnjë lidhje farefisnore me bashkëpuntorin e SPAK-ut.
Tashmë hetimet për këtë rast vijojnë të jenë në udhëkryq, pa asnjë person të dyshuar.
Ndërsa disa pista hetimore deri tek ndonjë marëdhënie e mundshme intime që mund të ketë pasur viktima, nuk ka sjellë asnjë rezultat./ Ora News