![](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/09/2FB14A10-DF93-43E7-AFF0-6CD466254CAC.jpeg)
Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata, që sipas saj nuk duan ta shohin mirë dhe e urrejnë.
Teksa fliste për akuzat që i janë bërë në SPAK, Kryemadhi tha se të gjithë ata që e akuzojnë sot, do ta shohin duke u plakur e lumtur krah bashkëshortit të saj.
“Të plaken dhe të shohin Ilirin dhe Monikën dorë për dore,” tha në fjalën e saj Kryemadhi.
Ajo që nuk kupton Kryemadhi, është se nuk i urren njeri ngaqë janë xhelozë për të dhe Ilir Metën.
Thjesht janë të urryer dhe shqiptarët i duan në burg, për shkak se janë simboli i korrupsionit në Shqipëri dhe pa pikë turpi shfaqen nga mëngjesi në darkë në mediat që i kanë kapur pothuajse të gjitha, si për të sfiduar shqiptarët dhe drejtësinë, se nuk iu bëjnë dot gjë.