Edhe pse nuk e justifikon me burime të ligjshme pasurinë marramendëse që dyshohet se ka, Monika Kryemadhi nuk i druhet shpalosjes së saj në publik.
I tillë është rasti në një foto të publikuar në rrjetet sociale më 9 gusht nga ish-kryetarja e ish-LSI të shndërruar në Parti e Lirisë, që Ilir Meta ironikisht Ilir Meta preferon ta quajë partia antikorrupsion.
Foto duket krejt normale mes një grupi miqsh, por ajo që s’është normale është çmimi i shapkave që mban veshur Monika Kryemadhi.
Nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se Monika Kryemadhi mban veshur një palë shapka Valentino. Vlera e tyre? Plot 650 dollarë.
Kjo s’është hera e parë që ish-kryetarja e LSI-së shpalos luksin në të cilin jeton. Në një intervistë televizive të disa viteve më parë, ajo tregonte me krenari ‘kështjellën’ në Gjirin e Lalëzit, ku edhe macja kishte banjon e vet personale.
Videoja shkaktoi reagime në publik, aq sa njerëzit ngritën me të drejtë pyetjen se cili ishte burimi i të ardhurave i vilës superluksoze të Monika Kryemadhit. Pas këtyre reagimeve, videoja në fjalë është zhdukur nga interneti./gazetajone/