1.Hudhra e grirë

E vërteta është se hudhra e grirë shijon shumë ndryshe nga ajo e freskëta. Ndaj sipas “Health” tentoni të përdorni vetëm hudhrën e freskët, pasi tek hudhra e grirë përdoret një përbërës që quhet alicin, që ndikon në aromën e saj dhe nuk është aspak i shëndetshëm.

2.Lëngjet

3.Granola

Ndryshe nga kosi, granola është një produkt që duhet përgatitur vetë dhe që zgjat një ose dy javë. Ka shumë granola në supermarket, por më e mira është ta përgatisni vetë.

4.Sallatë jeshile e copëtuar

Çdo herë që blejmë sallatë të gatshme në supermarket, pendohemi menjëherë. Nëse mendoni se po ushqeheni shëndetshëm, harrojeni nëse nuk e blini sallatën të freskët dhe ta përgatisni vetë në shtëpi.

5.Salcat për sallatën

Ok, e dimë që ka salca fantastike për sallatën në supermarket. Por seriozisht, tentoni ta përgatisni në shtëpi pasi do të surprizoheni me rezultatin.

6.Pure patatesh
Hë tani! Edhe këtë e doni të gatshme. Kjo përgatitet sa hap e mbyll sytë dhe “Health” nuk e rekomandon aspak ta blini në supermarket.