Nëse dëshironi që dita juaj t’iu eci mbarë, nuk duhet të bëni këto 5 gjëra në mëngjes.
1. Asnjëherë mos shtypni butonin “snooze”
Të flesh në mëngjes është një nga dëshirat më të mëdha të njerëzve. Por nëse shtypni butonin “snooze” do të thotë se ëndrrat dhe qëllimet tuaja nuk janë aq të rëndësishme. Kjo çon në një mungesë jete, produktivitet të ulët dhe dita nuk do ju ecë mbarë. Filloni ta ndryshoni këtë zakon.
2. Mos e shkruani listën e gjërave që duhet të bëni
Ju duhet ta dini përparësinë tuaj numër një para se të keni një plan për të filluar ditën. Kështu i kontrollojnë mëngjeset, njerëzit më të suksesshëm në botë, vetëm duke menduar prioritetet e ditës.
3. Mos kontrolloni e-mail
Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni në mëngjes është të zgjoheni dhe të kontrolloni e-mail. Kur e bëni këtë, shpesh nga aty kaloni në rrjete sociale dhe koha fluturon si me magji. Është e rëndësishme të keni kohën e nevojshme për t’u përgatitur për punë.
4. Mos shfletoni në Internet
Koha që ne shpenzojmë në Internet është shumë e madhe. Prandaj, bëjini një të mirë vetes, mos e filloni ditën pikërisht me telefon, ashtu siç ndoshta dhe e mbyllni. Shkarkoni programe që tregojnë kohën që harxhoni në internet dhe do të kuptoni sesa shumë orë qëndroni në to.
5. Asnjëherë mos hani dhe mos pini ushqim që ju bën të ndiheni jo mirë
Të hash mëngjes është në rregull, por duhet të dish çfarë ha. Nëse hani drithëra, pini qumësht apo lëngje do të ndiheni të përgjumur në punë për shkak të sheqerit. Hani vetëm ushqime që ju bëjnë të ndiheni mirë.