Kompozitorja Diana Ziu ka qenë një ndër zërat kritikë për këngën e Ronela Hajatit që na përfaqësoi në Eurovizion.
E ftuar në “Expuls” , Ziu komentoi edhe raportet me regjisoren Vera Grabocka pas letrës publike që i bëri, ku i thoshte: Mos u ngopsh me para!
“Problemi është se RTSH është i shqiptarëve, është i taksapaguesve, dhe duhet të ketë redaksinë e vet, të ketë njerëz kompetentë, të pyetet drejtori artistik, të ketë muzikantë që mbledhin dhe vendosin për këto këngë. Unë mendoj se RTSH është i popullit, festivali është festë.
Për sa kohë jemi taksapagues atje, duhet të ngremë zërin që të bëhen gjërat e duhura me kohë dhe me kohën. Të sillen materiale muzikore nga prefesionistë. Dhe këtu mungon një strukturë e të bërit të gjërave. Dhe struktura fillon nga bërthama e brendshme e TVSH që po çalon kohët e fundit”, tha Ziu.
E pyetur nëse ka bërë paqe me Verën, Ziu dha një përgjigje të prerë.
Moderatori: A keni bërë paqe me Verën?
Ziu: No koment për këtë, no koment për Verën, nuk kam asnjë lloj mendimi.