Deri në orët e mesditës vendi do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.
Sipas Meteoalb, mbrëmja largon vranësirat duke përmirësuar dukshëm kushtet e motit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por kostante mbeten në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Java parashikohet përgjithësisht e paqëndrueshme por bregdeti do të ketë orë me diell. Gati çdo ditë, vranësirat në mesditë e pasdite do të pasohen nga reshje në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat malore, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash, lokalisht shkarkesa elektrike. Era, do të fryjë jugperëndim e veriperëndim e lehtë e mesatare.
Gjatë shtrëngatave era përkohësisht e vrullshme. Ditën e martë, erë me rrahje në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.