
Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, por në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash.
Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira të izoluar dhe afatshkurtër në skajin Verior. Po ashtu dhe në zonën e ulët do të ketë të shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.