
Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijojë të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojë reshje shiu dhe dëbore. Pritet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë.
Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.