Fifi dhe Graniti, dy nga personazhet më të simpatizuar brenda “Big Brother Vip”, të cilët me sjelljen e tyre kundrejt njëri-tjetrit, herë na bënin që t’i admironim e herë të përfundonim duke thënë që është gjithçka vetëm një lojë.
Por pasi modeli preferoi që të kishte vetëm një raport shoqëror me këngëtaren, kjo e fundit po shijon romancën me të dashurin e saj Adis Patushin.
Raporti i tyre në BBV është rikthyer sërish në vëmendje nga motra e ish-banorit, Genta Cana. Ajo ishte e ftuar në një intervistë ku teksa po fliste për vëllain e saj, moderatori Robert Berisha përmendi emrin e Fifit.
E kur portalet reshtën së foluri për këtë “lidhje”, raporti i tyre në BBV është rikthyer sërish në vëmendje nga motra e ish-futbollistit, Genta Cana. E ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, teksa po fliste për të vëllain, Roberti ka përmendur se Fifi e donte Granitin
“Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…E donte, e donte, më duket se e donte, por ndoshta edhe nuk e ka dashtë se mandej u krijuan disa pikëpyetje”, tha mes të tjerash Genta, duke mos dashur shumë të ndalej tek kjo pjesë.
“Ata i dinë punët e tyre më së miri, se unë më nuk guxoj të përgjigjem asgjë, sepse mua po mi marrin për të keq”, tha Genta.