Historia e Mozzik dhe Loredanës ka pasur aq shumë zhvillime përgjtatë viteve, plot me dashuri, drama, ndarje e ribashkime, e megjithatë në fund, vajza e tyre Hana do të jetë arsyeja që ata do të jenë gjithmonë ‘bashkë’, por jo ashtu sic mendoni ju sigurisht.

Këtë e themi pasi së fundmi reperi ka bërë një udhëtim në Mekë, pelegrinazh i rëndësishëm ky për cdo besimtar mysliman, e që Mozzik e ka shfrytëzuar për të dhënë një mesazh të rëndësishëm në rrjetet sociale për të gjithë ndjekësit e tij.

Po ashtu, këtë udhëtim artisti e ka shfrytëzuar për të dhënë edhe një tjetër mesazh, në fakt një mesazh paqeje, që përfshin ish-partneren e tij dhe sigurisht, të bijën. Kështu, ai ka vendosur të ‘surprizojë’ Loredanën nga Meka, teksa ka shkruar emrin e saj dhe të Hanës në një copë letër  dhe ja ka dërguar, teksa është lutur për to dhe ka lënë emrin e tyre në tokën e shenjtë.

Këtë gjest të Mozzik e ka shpërndarë vetë reperja në një postim në Instagram, ndërsa me shumë gjasë e ka vlerësuar mesazhin e ish-it të saj, pavarësisht si mund t’i kenë marrëdhëniet.