Nëntori do të nisë me reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës.
Ndërsa në Lezhë dhe Tiranë reshje do të jenë mesatare. Reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata, të cilat për momente të shkurtra mund të krijojnë vërshime lokale.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 21 °C
në vendet e ulëta: 14 / 22 °C
në vendet malore: 11 / 18 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.