
Ditën e martë do të protestohet sërish kundër rritjes së çmimit të naftës. Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti Adriatik Lapaj, i cili ka dhënë edhe detajet se kur dhe ku do të mbahet protesta.
Rikujtojmë se nafta është rritur tre herë brenda pak ditësh.
Bordi i Transparencës ka vendosur që nga soz çmimi i naftës do të jetë 245 lekë për litër.
Postimi i Adriatik Lapaj:
SËRISH NË SHESH!
SËRISH NË SHESH!
TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH
Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.
Te sheshi sërish!