Jahti “Koru” i themeluesit të Amazon Jeff Bezos mbërrin në Durrës.
Ndërsa çmimi i naftës në treg njeh rritje të vazhdueshme, jahtet turistike vijojnë ta shohin vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për furnizimin me karburant.
Superjahti ka kërkuar të ndalojë në portin më të madh shqiptar për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant, para se të rinisë lundrimin drejt Italisë. Me një vlerë prej 500 milion dollarësh dhe prodhim i vitit 2023, ai është jahti i dytë më i madh me vela në botë dhe jahti më i gjatë i ndërtuar në Holandë me një gjatësi prej 127 metrash.
Jahti u dorëzua në Mallorca në prill të këtij viti dhe përdor energjinë kinetike të gjeneruar nga velat, por si shumica e jahteve me vela, ai përdor dhe fuqinë motorike.
Furnizimi me naftë me procedurë tranzit i sjell shtetit në këtë rast nëpërmjet taksës së luksit të vendosur së fundmi 6,8 milion lekë. Aktualisht, jahtet e marrin me 1,1 euro litrin e naftës, plus taksat.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare në Durrës, numri i mjeteve lundruese turistike që kanë hyrë në portet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit për periudhën:
1.01.2023- 31.08.2023 janë 44 kroçiera dhe 1798 jahte deri më 31 gusht.
Porti i Durrësit