
Pasditen e së martë janë ankoruar në Durrës Dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum janë ankoruar pasditen e të martës në Portin e Durrësit. Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti Portual Durrës, e cila raporton se dy prej kalateve janë përshtatur për mjetet turistike deri në kthimin e portit aktual në Marinën turistike
Në Portin e Durrësit është ankoruar “Moonrise”, superjahtin motorik rreth 100m i gjatë, është një tjetër kryevepër e prestigjozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020. Po ashtu edhe superjahti tjetër “Nebula”, i cili ka dy vite që ka lancuar lundrimini ndërtuar nga Astilleros Armon dhe në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, Nebula, renditet në numrin 339.
“Moonrise” kap vlerën e rreth 220 milionë dollarësh dhe ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 19.5 nyje. Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë. Ky superjaht përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe ka një tonazh bruto prej 3945.0 GT.
“Moonrise” aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, shtet i dytë në botë për numrin e superjahteve, me 1408 jahte të regjistruara.
Në bordin e jahtit, që vjen nga Palma De Mallorca e Spanjës dhe është nisur drejt Venecia të Italisë, ndodhet edhe vetë Jan Koum. Ndërsa Jahti tjetër “Nebula”, po në pronësi të Koum, përdoret si anije ndihmëse për supermjetin lundrues kryesor.


