NASA ka publikuar pas një pritje të gjatë një nga imazhet e para që Teleskopi Hapësinor James Webb ka shkrepur dhe që tregon sesi universi dukej 13 miliardë vite më parë.
Teleskopi e ka kryer me sukses misionin e tij dhe ka arritur të kapë imazhet spektakolare.
Në vijim do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Është fotografia e tij e parë me ngjyra dhe tashmë vendos një rekord, prandaj u zgjodh për të treguar se çfarë është i aftë super teleskopi i ri, trashëgimtari i Hubble-it të lavdishëm: fotografia “më e thellë” me infra të kuqe e Universit.
Carina është një nga mjegullnajat më të mëdha dhe më të ndritshme në qiell, e vendosur afërsisht 7600 vite dritë nga Toka.
Mjegullnajat janë një re masive gazi dhe pluhuri në të cilat po formohen yje të rinj.
Në imazhin e Webb nuk shihen vetëm yjet, por teleskopi ka kapur edhe gazin dhe pluhurin.
Astronomët i referohen si një “gumë kozmik” – një lloj demarkacioni i gjerë midis pluhurit në gjysmën e poshtme dhe më pas gazit në gjysmën e sipërme.
Një nga qëllimet kryesore shkencore të Webb është të studiojë se si formohen yjet dhe Carina është një vend i shkëlqyer për ta bërë këtë.