Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço foli për atentatet që janë bërë ndaj efektivëve të policisë.
Gjithashtu ai u shpreh se drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës është kërcënuar nga bandat, për shkak të goditjeve që i është bërë krimit në këtë zonë.
“Shkodra bën një diferencë shumë të madhe me një pjesën tjetër të vendit. Veriu është më i predispozuar që për shkak të disa eksponentëve që paratë t’i hedhë në fushatë. Dhe kjo bëhet që persona në lidhje me krimin e organizuar të mos kenë më fuqi për të blerë vota. Drejtori i Policisë së qarkut të Shkodrës, para 3 javësh i thanë “natën mos dil vetëm”. Ai merr kaq shumë kosto sa edhe kërcënohet, dhe kjo tregon që ai e ka ndarë mendjen dhe tregon që do të vendosë rregull. Kjo është “luftë”, doni më shumë se kjo. Tritolet që vendosen çfarë duhet më shumë”, tha ai në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”.