Gazetari dhe publicisti i njohur, Nebil Çika është ndarë nga jeta sot në moshën 58-vjeçare.
Çika prej vitesh ka mbajtur postin e kreut të të përndjekurve politikë.
Lajmin e vdekjes së gazetarit e kanë shpërndarë familjarët në rrjetet sociale, Pas homazheve, trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.
“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje të madhe ju lajmërojnë që u nda nga jeta babai jonë i dashur Nebil Cika. Pritjet bëhen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas orës 09:00. Varrimi në orën 14:00 në varrezat e Tufinës”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.