
Ditën e sotme ndërroi jetë pas një infarkti në zemër ish-deputeti i PD-së Gerti Bogdani.
Bogdani ishte babai i dy vajzave dhe bashkëshorti i aktivistet Edlira Çepani. Ai vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes për shkak se zemra e tij pushoi së rrahuri para kohe.
Bashkëshortja e zotit Bogdani njofton detajet e përcjelljes për në banesën e fundit të partnerit të saj. Në një njoftim Edlira Çepani njofton se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 kur do të përcillet për në banesën e fundit.
