Sesilia Plasari la gjurmë kinematografinë shqiptare para viteve ’90. Aktorja ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti në filmin “Edhe kështu edhe ashtu”.
Me një stil flokësh të rrallë për kohën dhe një fytyrë ëngjellore ajo mahniti shikuesit me pamjen e saj gjatë asaj periudhe, ndoshta nga të paktat bukuri që shqiptarët mundeshin të përballeshin në atë periudhë ku mungonte çdo gjë.
Aktorja tashmë në një moshë 56 vjeçare e ka ndërtuar jetën e saj mes Shqipërisë dhe Francës duke u angazhuar në jetën artistike atje.
Por fillimet si ne pjesën me te mirë të rasteve, as per Sesilian nuk kane qene të lehta. Prindërit e saj u futën në borxh për vajzën e tyre qe ti paguanin flututurimin drejt Parisit.