Disa ditë më parë, Filloreta Raçi dhe Zhaklina Lekatari u përfshinë në një debat virtual pasi gazetarja u shpreh në rrjetet sociale se ndihej e neveritur nga deklarata që këngëtarja kishte bërë për partnerin e saj në Instagram.
“Më fal që nuk jam ruajtur për ty” ishte fraza që irritoi më së shumti Zhaklinën e cila u shpreh se Fifi po jep mesazhin e gabuar për vajzat e reja pasi ato nuk duhet të ruhen për dikë që t’i dinë vlerat vetes së tyre. Më pas erdhi dhe reagimi i Fifi ku realioi një video live në Instagram për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin.
Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Duke e konsideruar kundërpërgjigjen e Zhaklinës si përpjekje për vëmendje Fifi tha se me deklaratën e saj nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj.
Me një status në Instagram Zhaklina shkroi se duke qenë se liria e Fifit për të thënë tr*plliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë.
Pas kësaj erdhi sërish reagimi i vetë Fifit, e cila rispostoi një foto me Adisin në llogarinë e saj në rrjetin social. “Plastë syri i keq e gojët e liga”– shkroi Fifi, duke shtuar disa herë “Të dua.”
Mirëpo këngëtares duket se nuk i ka dalë ende inati i debatit me gazetaren, teksa ditën e sotme ajo ka postuar në profilin e saj një foto dhe krahas saj shkroi:
“Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjeritetin tim 😮💨 une po paralajmëroj që për nja 5-6 ditë del ni super Djegie me ereza “Tallavaje” lol😝”– paralajmëroi Fifi duke ironizuar kështu fjalët e Zhaklinës teksa e cilësoi artisten si një “këngëtare tallavaje”.