Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë të martën, në 31 qershor, në Shqipëri.

Të martën pritet që të mbahen homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Ish-kreu i Shtetit, Bujar Nishani ndërroi jetë një ditë më parë në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve nga Covid 19.

Prej më shumë se një muaj, ish-Presidenti u transferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome dhe pësoi vdekje të trurit, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish-Presidentin.