Një aksident tragjik i ka marrë jetën të riut shqiptar, Aldo Gjoka. 29-vjeçari lindur në Tiranë, u aksidentua nga një automjet i tipit ‘Jaguar’, teksa ai vet po ngiste një motor.
Si pasojë e aksidentit, viktima u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë.
Mediat italiane shkruajnë se motoçikletat ishin pasioni i tij i madh që kur ishte fëmijë.
Ai shpesh i kushtonte postime në rrjetet sociale mikut të tij të ngushtë, i cili kishte vdekur vite më parë në një aksident me motor. Për ironi të fatit, edhe 29-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht nga i njëjti pasion.
“Nuk mund ta besoj”, shkruan një mik, ndërsa përshkruan fatin e Gjokës me atë të Cristiano Spedicato-s, mikut tij të ngushtë që vdiq më qershor të 2018, vetëm 23 vjeç, që gjithashtu vdiq në një aksident me motor në Castromediano, pranë Lecce-s.