Është vetëdorëzuar sot në Komisariatin e Sarandës biznesmeni Pando Papuçi.
68-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, për një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.
Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”, që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë.
Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.