Genc Prelvukaj u bë babaditën e sotme. Eni solli në jetë një vajzë, të cilën i vendosën emrin Adea.

Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë këngëtarja, ndërsa së fundmi ka reaguar dhe Genci. Ai shprehet se ndihet i lumtur dhe plot jetë.

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri.
Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”, ka shkruar ai.