Njëzet e pesë persona kanë mbijetuar në avionin e pasagjerëve të kompanisë “Azerbaijan Airlines” (AZAL), i cili u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan.
Ministria e Emergjencave e Kazakistanit tha në një deklaratë se në avionin e rrëzuar ndodheshin 67 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 5 anëtarësh.
Sipas deklaratës, 25 nga 72 personat në avion kanë mbijetuar, ndërsa 22 prej tyre janë shtruar në spital.
Mësohet se avioni i AZAL-it, i cili po fluturonte në linjën Baku-Grozny është përplasur me një tufë zogjsh.
Siç raportohet, ai është devijuar në qytetin Makhachkala në rajonin e Dagestanit të Rusisë për shkak të mjegullës përpara se të rrëzohej.
Ministrja e Shëndetësisë e Kazakistanit, Akmaral Alnazarova, në deklaratën e parë tha se gjashtë persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit, por që gjendja e tyre ishte e rëndë.